Partia e Socialistëve Evropianë (PSE) përshëndeti sot marrëveshjen e koalicionit për formimin e qeverisë së re, të publikuar dje nga LSDM dhe BDI, sipas së cilës Zaev do të jetë kryeministër për të gjithë mandatin duke ia dorëzuar postin stafit të BDI-së 100 ditë para zgjedhjeve të ardhshme.
“Ky është një moment i shkëlqyeshëm për Maqedoninë e Veriut. Nën udhëheqjen e vazhdueshme të Zoran Zaev, vendi tani mund të vazhdojë në rrugën e saj demokratike, evropiane. Ne e mirëpresim marrëveshjen e arritur dhe shpresojmë për përparim të shpejtë, në mënyrë që qeveria e re e udhëhequr nga Zoran Zaev të miratohet nga Kuvendi dhe të mund të fillojë me punë”, tha kryetari i PSE Sergei Stanishev.