Real Sociedadi ka shënuar fitore ndaj Barcelonës, me rezultat të ngushtë 2-1, në kuadër të javës së 35-të në La Liga.
Golin e parë në ndeshje e shënoi Mikel Merino, në minutën e 5’. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.
Në pjesën e dytë, Sociedadi e dyfishoi epërsinë me anë të Alexander Sorloth, në minutën e 71’.
Golin e vetëm për Barcelonën e realizoi Robert Leëandoëski, në minutën e 90’, për rezultatin final 1-2.
Për Sociedadin kjo ishte një fitore e vlefshme në luftën për top katërshe, pasi ik në pesë pikë Villarrealit që është në pozitën e katërt.
Në anën tjetër, Barcelona tashmë e ka siguruar titullin e kampionit me 85 pikë të grumbulluara nga 35 ndeshje.