Soda e bukës largon pesticidet toksike nga frutat dhe perimet

Në ditët e sotme, shqetësimi për sasinë e pesticideve të përdorur në frutat dhe perimet që konsumojmë çdo ditë është i ndjeshëm.

Marketing

Ndërgjegjësimi për pasojat e këtyre pesticideve në shëndetin tonë është gjithnjë e në rritje.

Studimet më të fundit konfirmojnë se soda e bukës është një element i fuqishëm në eliminimin e të paktën 96% të pesticideve nga frutat dhe perimet.
Për më tepër, ekspertët kanë zbuluar se soda e bukës është alternativa më e mirë për një ushqyerje të pastër.

Soda e bukës, sipas tyre, ka një nivel të lartë alkaline dhe shpërbën pesticidet në molekula të imëta duke i neutralizuar më pas plotësisht ato nga ushqimet.

Si përdoret soda e bukës për pastrim
Gjatë studimit u përdor sodë buke për pastrimin e frutave, veçanërisht mollëve.
Frutat ishin të spërkatura me dy pesticide shumë të përdorura në bujqësi për ruajtjen e bimëve.

Më pas, frutat u shpëlanë me tre lëngje të ndryshme, përfshirë ujin e rubinetit.
Një prej lëngjeve përmbante sodë buke.

Mollët që u mbajtën në ujë me sodë buke për të paktën 2 minuta kishin më pak mbetje pesticidesh.

Koha e pastrimit të frutave dhe perimeve duhet të jetë 12-15 minuta.
Kështu ajo mundëson eliminimin e të gjitha pesticideve.

Pastrimi me sodë buke është një mënyrë shumë efikase dhe pa asnjë problem për organizmin.

Ai mundëson eliminimin e një sasie të jashtëzakonshme të pesticideve të akumuluara në produktet bujqësore.

Hidhni ujë në një tas. Shtoni disa lugë gjelle me sodë buke dhe mbani frutat dhe perimet për 12-15 minuta.

Sasia e ujit dhe sodës varet nga sasia e frutave dhe perimeve që doni të pastroni.
Për një gotë ujë përdorni 2-3 lugë çaji sodë.

Më pas shpëlajini ato me ujë të rrjedhshëm e të ftohtë.
Një mënyrë tjetër është që frutat dhe perimet t’i fërkoni me sodë buke dhe pas shpëlarjes mund t’i konsumoni lirisht dhe pa u shqetësuar.

Marketing