Tek redaksia e Klan Maqedoni erdhën dokumente edhe për muajin mars, prill, maj dhe qershor.
Në të gjitha dokumentet metoda është e ngjashme. Për muajin mars Sofijanova ka të evidentuar vetëm 32 orë kujdestari, e është paguar për 96 orë. Për muajin prill Sofijanova nuk ka të evidentuara asnjë orë të vetme në kujdestari e është e paguar për 96 orë. Për muajin maj, Sofijanova ka të evidentuara vetëm 16 orë, kurse është paguar për 120 orë.
Ish drejtoresha e Klinikës së fëmijëve, Aspazija Sofijanova, do të Kryesojë me Komisionin nacional për sëmundje të rralla, organ që shërben si trup këshillëdhënës i Ministrit të shëndetësisë. Komisioni për sëmundje të rralla ka buxhet të lartë vjetor dhe vendos për blerjen e barnave për pacient me sëmundje të rralla. Por a mund që nga aspekti etik, këtë komision ta kryesojë një person që ka keqpërdorur detyrën zyrtare?
Dërguam këtë pyetje tek kabineti i Ministrit të shëndetësisë.
A ka kredibilitet një ish drejtoreshë që ka keqpërdorur pozitën zyrtare për të marrë pagë shtesë që të jetë Kryetare e Komisionit për sëmundje të rralla?
BB MediaBB Media
A mund që edhe këtë pozitë ta keqpërdor që ta favorizojë një pacient për qëllime materiale?
E përgjigja ishte kjo…
”Të gjithë anëtarët e Komisionit për Sëmundje të Rralla janë ekspertë të lartë me përvojë shumëvjeçare. Detyra e Komisionit është të sigurojë barna të nevojshme për trajtimin e personave me sëmundje të rralla. Anëtarët e saj janë 22 specialistë nga të gjitha lëmit që tangojnë sëmundjet e rralla. Dr. Sofianova, si eksperte shumëvjeçare në fushën e saj, e udhëheq prej disa mandatesh këtë komision, pra është i rëndësishëm kontributi i saj në sigurimin e barnave dhe përmirësimin e trajtimit të personave me sëmundje të rralla. Ndryshe, pjesëmarrja në këtë organ ekspert është në baza vullnetare dhe nuk marrin kompensim financiar për pjesëmarrjen e tyre në këtë komision.
Ilaçet që aprovohen nga ky Komision janë të rralla dhe nuk mund të sigurohet nga ana e Fondit për siguri shëndetësore. Për shkak se janë ilaçe për sëmundje të rralla, zakonisht janë edhe shumë të shtrenjta që automatikisht krijon edhe mundësi për keqpërdorime.