Sofja demanton Nikollovskin: Nuk pranuam asnjë kusht, Korridorin 8 do ta ndërtoni

Mediat bullgare raportojnë se takimi i 31 tetorit në Sofje, lidhur me Korridorin 8, është mbajtur që të konstatohen vetëm cështjet teknike për ndërtimin e tuelit ndërkufitar Deve Bair, por siç thonë, autoritetet e Qeverisë në Shkup, këtë takim e kanë shfrytëzuar për mesazhe politike që e dëmtojnë projektin.

Media bullgare Faktor.bg njofton se autoritetet e Bullgarisë, thonë se bëhet fjalë për një takim Teknik midis Drejtorëve të Përgjithshëm të Ndërmarrjeve për Infrastrukturë Hekurudhore RMV-Bullgari, por vetëm një ditë më vonë, pala maqedonase ka publikuar se në takim janë pranuar “tre argumente kyçe” të zv.lryeministrit Aleksandar Nikolovski.

Marketing

Dje, Ministria për Transport dhe Lidhje njoftoi se fillimisht duhet të ketë një projekt të përbashkët për tunelin që nuk çon askund, më pas Bullgaria duhet ta përfundojë pjesën e saj të hekurudhës dhe së treti të rishqyrtohet çmimi që është shumë i lartë.

Por, sipas medias bullgare, burime të Ministrisë Për Transport të Bullgarisë, kanë pohuar se në takim është biseduar dhe saktësuar vetëm cështje teknike për tunelin ndërkufitar Deve Bair, si dhe nevoja për një realizues të vetëm për gjithë projektin.

Nga Ministria bullgare thonë se Komisioni Evropian dhe institucionet e involvuara financiare evropiane janë të njoftuar me të gjitha cështjet që janë biseduar në këtë takim.

Potencohet se drejtori i Përgjithshëm i Ndërmarrjes bullgare për Infrastrukturë hekurudhore nuk ka autorizim të negociojë ose të ndërmarrë obligime politike.

Sipas Faktor.bg, pala Bullgare ka shprehur qëndrimin e pandryshuar kategorik për rëndësinë e Korridorit 8 dhe bindjen për domosdoshmërinë e ndërtimit në suaza të parametrave tashmë të konstatuara, kurse, sic thotë, nga paralajmërimet e njëpasnjëshme në Maqedoninë e Veriut, bëhet e qartë se takimi Teknik shfrytëzohet për mesazhe politike.