Sofja nuk e ndryshon qëndrimin ndaj Shkupit

Bullgaria nuk do të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar i nominuari për kryeministër të Bullgarisë, Kiril Petkov më 11 dhjetor.

Marketing

“Pozicioni bullgar mbetet ashtu siç është, por ne duam ta përmirësojmë. Nuk duam të vazhdojmë vetëm me deklarata nga të dy anët e kufirit, por duam të ulemi bashkë, ekipe nga sfera të ndryshme, të punojnë për fqinjësi të mirë. Por, në të njëjtën kohë ne do të mbrojmë interesat kombëtare bullgare”, tha Petkov pasi të dielën në Sofje ia dorëzoi peridentit, Rumen Radev listën me emrat e ministrave të kabinetit të ri qeveritar.

Partia e Petkovit “Vazhdojmë me ndryshimet”, e cila fitoi zgjedhjet e treta parlamentare më 14 nëntor, ka arritur të formojë koalicion me socialistët, populistët dhe partinë e qendrës së djathtë, “Bullgaria “Demokratike”.

Bullgaria, si shteti anëtar i BE-së, që nga nëntori i vitit 2020 ka bllokuar nisjen e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian (BE), duke e kushtëzuar votën e saj me arritjen e marrëveshjes për çështjet kontestuese. Sofja kërkon marrëveshje për identitetin, gjuhën dhe dallimet historike mes dy vendeve. Sofja insiston që Shkupi të pranojë se gjuha maqedonase dhe identiteti maqedonas, para vitit 1945, kanë pasur prejardhje bullgare