Sofje, Bullgaria zgjedh qeverinë e re të Petkovit

Bullgaria me qeveri të re në krye me Kirill Petkov nga partija politike ‘Ndryshimi vazhdon’, pas dy qeverive teknike. Si lidere në parlament, partija e Petkovit, të shtunën mori mandatin nga presidenti Rumen Radev për formimin e kabinetit qeverisës. Pjesë e qeverisë përpos partisë ‘Ndryshimi vazhdon’ do të jenë edhe tre parti të tjera ‘Ka një popull të tillë’, ‘Partija socialiste bullgare’ dhe ‘Bullgarija demokrate’. Qeveria e re në parlament është e përfaqësuar me 134 deputetë nga gjithsej 240. Para deputetëve, Petkov dhe se kjo është ditë e rëndësishme për vazhdimin e ndryshimve në Bullgari. Ai u përqëndrua në problemet e brendshme të Bullgarisë, krizën Kovid dhe energjetike. Tha se vendi mbetet partnere kredibile e BE-së dhe NATO-s. Marrëdhëniet Bullagri – Maqedoni e Veriut, Petkov I përmblodhi në një fjali duke u thirur në fqinjësinë e mirë.

Marketing

“Ne do të duhet të jemi partner konstruktiv në BE dhe NATO. Duhet të luftojmë për sundimin e së drejtës që do të jetë I lidhur me fondet europiane. Fuqia e diplomacisë dhe zgjidhja e qetë e kontesteve në rajon do të duhet të jenë prioritete të Bullgarisë. Angazhim I madh do të duhet të bëhet në fqinjësinë e mirë me Maqedoninë e Veriut.”, tha Kirill Petkov, kryeministër i Bullgarisë.

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev paraprakisht nuk deshi të komentoj strukturën e re të qeverisë. Ai vetëm u dëshiroi sukses qeverisë së re.

“Do t’I dëshiroja sukses kabinetit të ri. Bullgaria e pret me padurim dhe me shpresë. Kuptohet do t’i vlerësojë sipas punës së tyre.”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.

Bullgrainë të enjten në Këshillin e Europës, do ta përfaqësojë Kirill Petkov, në vend të presidentit Radev, njoftojnë mediat bullgare. Siç paralajmëroi paraprakisht, Petkov në Bruksel do të mbështesë qëndrimin e deritanishëm të Sofjes zyrtare, që le të nënkuptohet se shanset për nisjen e bisedimeve me Unionin në këtë samit janë shumë të vogla.

Marketing