Ballina Lajme Rajon Sofje, qeveria e re bullgare betohet para presidentit

Sofje, qeveria e re bullgare betohet para presidentit

Presidenti i Bullgarisë Rumen Radev pas prezantimit të qeverisë së re tranzitore dhe kryeministrit të saj Gulab Donev tha se sfida kryesore ka të bëjë me sigurinë.

Marketing

Rreziku i luftës për marrjen e territoreve të reja është real dhe, sipas Radev, prioriteti i parë për qeverinë e re bullgare është të parandalojë përfshirjen e Sofjes në konflikt, të zvogëlojë rreziqet për sigurinë kombëtare të Bullgarisë dhe të përshpejtojë modernizimine forcave ushtarake të vendit.

Ministrat e rinj dhe kryeministri në detyrë Gulab Donev u betuan para Presidentit të Bullgarisë, pasi nuk ka Asamble Kombëtare aktive për të bërë betimin. Kjo është qeveria e 100-të e Bullgarisë që nga çlirimi i vendit nga sundimi osman 144 vjet më parë dhe qeveria e tetë zyrtare që nga futja e demokracisë shumëpartiake në fund të vitit 1989.

Marketing
Exit mobile version