Sofje, Zhernovski në gosti te Zaharieva

Zëvendësministri i Jashtëm Andrej Zernovski në Sofje ishte mysafir i Ministres së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva. Arsyeja e vizitës ishte festivali „One love tour“, një ngjarje e kulturës dhe traditës, e cila është shumë më tepër se një ngjarje muzikore, pasi paraqet mision për të afruar më shumë Maqedoninë dhe Bullgarinë.

Marketing

Ky festival zhvillohet me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Bullgarisë, si dhe nën patronatin e kryetares së Sofjes, Jordanka Fandukova.

“Krijojmë ura të reja miqësie me Bullgarinë” të cilat filluan t’i ndërtojnë kryeministrat Zaev dhe Borisov, “tha Zhernovski gjatë vizitës së tij në Sofje, duke shtuar se së bashku ne po shkruajmë momente të shkëlqyera historike për të dyja vendet, rajonin dhe BE.

Marketing