Solana: Marrëveshja e Ohrit fillim i bashkëpunimit mes dy popujve të ndryshëm të RMV-së

Nënshkrimi i Marrëveshjes Kornizë të Ohrit ishte fillimi i një udhëtimi të bashkëpunimit mes dy popujve të ndryshëm në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Kështu është shprehur përmes një video mesazhi ish përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Javier Solana në konferencën e organizuar me rastin e shënimit të 20 vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit nga ana ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive në bashkëpunim me Universitetin Kolumbia nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Marketing

“Është kënaqësi për mua të kem mundësinë të festoj me ju, 20 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit. Ajo marrëveshje do të thoshte shumë për ju, për njerëzit tuaj, por ishte gjithashtu shumë e rëndësishme edhe për mua, ishte fillimi i një udhëtimi të bashkëpunimit mes dy popujve të ndryshëm të vendit tuaj. Unë e di që keni pasur shumë vështirësi gjatë udhëtimit tuaj, keni pasur vështirësi lidhur me çështjen e emrit tuaj që u zgjidh tashmë, keni pasur probleme me gjuhën e cila gjithashtu është zgjidhur. Ju vetëm keni filluar të negocioni tashmë pas marrëveshjes me NATO-në, të bashkëpunoni me Organizatën dhe keni nisur të përfshiheni në çështjet të cilat kanë të bëjnë me NATO-në. Jam i sigurt se shumë shpejt do të keni mundësinë për të filluar negociatat formale me Bashkimin Evropian. Unë do të qëndrojë të mbetem mik shumë i mirë i juaji dhe do të vazhdoj të jem dhe nëse ndonjëherë keni nevojë për ndonjë gjë nga një mik, mos hezitoni të kontaktoni me mua. Fat të mirë për Maqedoninë e Veriut.”

https://gazeta.mk/wp-content/uploads/2021/08/JAVIER-SOLANA-VIDEO-13.08.2021.mp4?_=1

Marketing