Qeveria shqiptare ka vendosur, 13 shkurtin si ditë zie kombëtare.Ky vendim vjen në shenjë solidarizimi e lutje për të gjithë viktimat e tërmetit në kufirin turko-sirian.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Rama përmes një reagimi në Facebook.
“Qeveria Shqiptare ka vendosur që e hëna, 13 shkurt, do të jetë DITË ZIE KOMBËTARE në shenjë dhimbjeje e lutjeje për viktimat e tragjedisë së madhe të tërmetit në kufirin turko-sirian, si edhe në shenjë solidariteti me Turqinë mike”– shkruan kryeministri.