Solskjaer e kalon me sukses testin ndaj Tottenhamit, vazhdon me fitore

Manchester Unitedi ka shënuar një fitore të rëndësishme me rezultatin minimal 1-0 si mysafir ndaj Tottenhamit në kuadër të xhiros së 22-të në Premierligë të dielën në “Wembley”.

Marketing

Ole Gunnar Solskjaer po vazhdon me ecurinë e shkëlqyer të fitoreve radhazi, gjithsej gjashtë prej se erdhi në vend të të shkarkuarit, Jose Mourinhos, raporton Gazeta Express.
Në gjashtë ndeshjet e tij, norvegjezi ka marrë gjashtë fitore, pesë në Premierligë e një në FA Cup.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcus Rashford në minutën e 45’ të pjesës së parë, pas një asistimi të shkëlqyer nga Paul Pogba.

Tottenhami konsiderohej si kundërshtari më i vështirë për Solskjaer që prej se mori detyrën e trajnerit, dhe ky i fundit e kaloi me sukses edhe këtë pengesë, dhe tani ka pikë të njëjta m Arsenalin në pozitën e pestë, nga 41 sosh.
Në ndeshjen e ardhshme “Djajtë e Kuq” presin në shtëpi Brightonin, kurse Tottenhami luan si mysafir ndaj Fulhamit.

Marketing