Sipas sondazhit të realizuar nga shtëpia prestigjioze IPSOS më 10-20 maj dhe të publikuar sot nga TV21, VLEN dhe Fronti Evropian kanë rejting të barabartë, dhe do të mirrnin të dyja 11% të votave të të anketuarve që deklaruan se sigurisht do të dilnin për të votuar.
Duke marrë parasysh se Fronti Evropian është konglomerat heterogjen i 9 subjekteve, kjo tregon se BDI e vetme tashmë është larg mbrapa Koalicionit VLEN.