Sonte Bayern-Inter, starton një shqiptar nga minuta e parë

Gjithçka është e përcaktuar në grupin C të Ligës së Kampionëve sa i përket dy skuadrave që do të vazhdojnë në raundin tjetër të kësaj gare me Bayernin dhe Interin që tashmë i kanë pikët e nevojshme këtë objekti.

Marketing

Gjithsesi, sonte në stadiumin “Allianz Arena” Bayerni dhe Interi pritet ta zhvillojnë një ndeshje interesante me të dy skuadrat që pritet të kenë ndryshime të mëdha në formacionet startuese.

Tek Interi, mesfushori shqiptar Kristjan Asllani do të startojë nga minuta e parë. Këtë lajm e konfirmoi trajneri Simone Inzaghi në konferencë për media para ndeshjes. Ndryshime të tjera në formacionin zikaltër pritet të bëhen edhe në krahët e mbrotjes me Bellanovan dhe Gosens që do të luajnë nga minuta e parë.

Këto janë formacionet e mundshme të kësaj ndeshje e cila starton në oran 21:00:

Bayern: (4-2-3-1): Ulreich; Mazraoui, Pavard, Upamecano, Davies; Kimmich, Sabitzer; Coman, Gravenberch, Gnabry; Tel

Inter: (3-5-2): Onana; Darmian, De Vrij, Acerbi; Bellanova, Barella, Asllani, Mkhitaryan, Gosens; Correa, Lautaro.