Vëmendja e adhuruesve të futbollit bartet sot në Spanjë, në ‘R. Sanchez Pizjuan’, ku do të luhet finalja e Europa League.
Eintracht Frankfurt dhe Rangers do të kontestojnë njëra-tjetrën në finalen e kompeticionit Europa League, shkruan lajmi.net.
Frankfurt vjen në këtë finale pas një rrugëtimi aspak të lehtë, ku mes skuadrave që eliminoi ishte edhe Barcelona.
Rangers në anën tjetër pati punë të vështirë në gjysmëfinale, ku la prapa një tjetër skuadër gjermane si Leipzig.
Finalja mes Frankfurt dhe Rangers luhet sonte me fillim nga ora 21:00.
Gjyqtari i finales së Europa League do të jetë Slavko Vincic.