Sonte fitorja për “kuq e zinjtë” një detyrim

Sot në mbrëmje do të luhet ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares Shqiptare. në stadiumin ‘Nacional’ skuadra jonë përfaqësuese do të ketë Ervin Bulkun në pankinë pas shkarkimit të Christian Panuccit dhe do të kërkojë që të harrojë humbjen e pësuar 3 ditë më parë ndaj Turqisë.

Marketing

Për kuqezinjtë fitorja ndaj Andorrës është një detyrim, diçka që është vënë në dukje edhe nga vetë protagonistët, për të mos humbur më shumë terren në objektivin e saj që është kualifikimi për në Euro 2020.

Kombëtarja shqiptare ka zhvilluar edhe seancën e fundit stërvitore përpara kësaj ndeshjeje që do të zhvillohet në një fushë me bar artificial. Kjo e mbrëmjes së sotme është sfida e katërt që Shqipëria luan ndaj Andorrës dhe bilanci është në favor të kuqezinjve me 2 fitore kundrejt 1 të skuadrës së Andorrës me 4 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Ajo që do të luhet sot në mbrëmje është një përballje mes dy skuadrave që vijnë pas disfatave në sfidat e para. nëse kombëtarja jonë iu dorëzua përballë Turqisë, Andorra vjen pas humbjes së pësuar me Islandën.

Ndeshja mes Andorrës dhe Kombëtares shqiptare do të gjykohet nga arbitri sllovak Filip Glova që do të ndihmohet nga asistentët Frantisek Ferenc dhe peter Kovaç. Gjyqtari i katërt i sfidës do të jetë Boris Marehfka, edhe ky nga Sllovakia.