Sonte luhet finalja e Superkupës së Spanjës: Formacionet e mundeshme për Real Madrid – Bilbao

Sonte luhet finalja e Superkupës së Spanjës.

Marketing

Superkupa e Spanjës njeh fituesin e saj sonte, pas përballjes mes Real Madrid dhe Athletic Bilbao, shkruan lajmi.net.

Në Arabinë Saudite, me fillim nga ora 19:30, dy skuadrat kontestojnë njëra tjetrën në këtë finale interesante.

Ancelotti do të jetë pa Dani Carvajal, krahasuar nga gjysmëfinalja ndaj Barcelonës. Mbrojtësi rezultoi pozitiv me Covid-19.

Më poshtë lajmi.net ua përcjell formacionet e mundshme për finalen e Superkupës së Spanjës.

Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr;

Bilbao: Unai Simon; De Marcos, Inigo Martinez, Yeray, Balenziaga; Muniain, Zarraga, Dani Garcia, Berenguer; Garcia, Williams;