Sonte Maqedonia e Veriut luan ndaj Armenisë

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut në futboll sonte do të luaj ndaj Armenisë në ndeshjen e dytë të edicionit të ri të Ligës së Kombeve. Pas barazimit 1:1 ndaj Ishujve Faroe në ndeshjen e parë, të përzgjedhurit e Bllagoja Milevskit do të kërkojnë sonte me çdo kusht fitoren përballë përfaqësueses armene dhe të vazhdojnë garën për vendin e parë në grup.

Marketing

Seleksionuesi Milevski ka bërë të ditur se do të ketë ndryshime në formacionin e Maqedonisë në krahasim me atë që ishte ndaj Ishujve Faroe, duke theksuar se gjithçka varet nga vet e ekipi i tij se si do të luajnë në fushë.

Përfaqësuesja e vendit ka balanc më të mirë në pesë duelet e fundit me Armeninë, ku regjistron tre fitore dhe nga një barazim dhe humbje. Sonte pritet ta vazhdojë këtë seri pozitive ndaj Armenisë, ku me një lojë bindëse dhe serioze të merr tre pikë në konto. Ndeshja ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Armenisë zhvillohet në arenën “Todor Proeski”, duke nisur nga ora 20:45.

Marketing