Sonte mblidhet kryesia qendrore e VMRO-së

Partia opozitare VMRO-DPMNE sonte ka paralajmëruar mbledhje të kryesisë – Komitetit Ekzekutiv.

Marketing

Informacione shtesë nuk janë bërë të ditura për publikun dhe mediat, mirëpo mediat vendase nga burime brenda partike kanë informacione se një protestë e re nga VMRO-DPMNE vjen nesër.

Sipas informacioneve, protesta e planifikuar për nesër do të ketë pikë reference rritjen e çmimit të rrymës elektrike, vendim i shpallur dje nga KRRE ndërsa i komentuar sot edhe nga qeveria.