Sonte mësohen gjysmëfinalistët e Kampionëve, Reali e Bajerni besojnë te përmbysja

Sonte në orën 21:00 do të luhen dy ndeshjet e kthimit të çerekfinales në Ligën e Kampionëve, pas së cilave do të mësojnë emrat e të gjithë skuadrave gjysmëfinaliste në edicionin e ri të garës elitare evropiane.

Real Madridi do të mirëpresë Arsenalin, ndërsa Interi përballet me Bajern Munih në “San Siro”. Madrilenët e kanë humbur 3-0 sfidën e parë në Angli dhe tani kërkonnë përmbysje të rezultatit.

Në anën tjetër, Bajerni pësoi disfatë në shtëpi, duke u mposhtur nga Interi me rezultatin 1-2. Kujtojmë se Barcelona dhe PSZH u kualifikuan në gjysmëfinale. Katalanasit do të përballen në vazhdim me fituesin e përballjes Inter-Bajern, ndërsa PSZH pret fituesin e çiftit tjetër, Real-Arsenal.

Marketing