Sonte nata e Kadrit! Çfarë e dallon nga netët e tjera!

Sot është Nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj. Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në Tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë.
Sipas predikuesve fetarë, agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit xheleshanuhu në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Nga agjërimi i kësaj dite nuk përjashtohen dhe shumë njerëz, që edhe pse nuk janë muslimanë, u bashkohen miliona agjëruesve muslimanë në mbarë botën.

Marketing

Ajetet e para të cilat zbritën në këtë natë të madhërishme kishin të bëjnë me leximin dhe diturinë, imperativ i cili tregon qartazi përcaktimin e lartë të fesë Islame në shkollimin, arsimimin dhe edukimin e individit dhe shoqërisë në përgjithësi.

Kjo natë është më e vlefshme se një mijë muaj të cilët neve i numërojmë në jetën tonë të përditshme, periudhë e cila nëse llogaritet do të barazoheshe me një periudhë jetësore në këtë botë.
Fjala “Kadr” ka kuptimin e nderimit ose respektimit, sepse ajo është natë e cila nderohet dhe ka një pozitë të veçantë tek Allahu për shkak të veçorive të saj. Po ashtu edhe besimtari i cili qëndron zgjuar, duke i bërë Ibadet Allahut xh.sh gjatë kësaj nate, pajiset me një nder të veçantë.

Kuptimi tjetër i kësaj fjale është shtrëngim pasi në këtë natë të madhërishme bota shtrëngohet nga numri i madh i engjëjve që zbresin në këtë natë”. Gjithashtu Kadr ka dhe kuptimin Kader (paracaktim), se në këtë natë paracaktohet se çfarë do të ndodhë për vitin vijues.

Në këtë natë vendoset fati i të gjitha krijesave për vitin vijues. Në këtë natë përcaktohet se kush do të jetojë dhe kush do të vdesë, kush do të nderohet e kush do të mallkohet, kush do të paracaktohet për në Xhennet, e kush do të paracaktohet për në Xhehennem. Përcaktohet se ku do të paraqitet thatësia dhe uria, përcaktohet se kush do ta kryejë Haxhin atë vit e kush jo, përcaktohet se çfarë do të ndodhë deri në vitin tjetër etj.

Marketing