



Sonte ne aeroportin e Shkupit do te arrijë grupi i parë i refugjatëve nga Afganistani.
Siç thanë pak më parë nga Qeveria, aktualisht Po bëhet akreditimi I ekipeve te gazetareve qe duan te ndjekin ngjarjen. Për momentin nuk përmenden për sa persona bëhet fjalë. Sipas informacioneve te fundit, Maqedonisë I kanë arritur rreth 800 kërkesa për qëndrim të përkohshëm për qytetare nga ai vend.