Sonte në ora 19:00, premiera e shfaqjes për fëmijë “Revolta e presjes”!

Sonte në Teatrin e Tetovës do të jepet premiera e shfaqjes “Revolta e presjes”, shkruan TV21. Premiera do të shfaqet me fillim nga ora 19:00, ndërkaq mbështetet plotësisht nga Komuna e Tetovës. Trupi teatral premton shfaqje edukative dhe zbavitëse.

“Me sa e di unë, Teatri i Tetovës ka pasur shfaqje për fëmijë diku para 12 vitesh dhe tash jemi aktivizuar për të sjellur para fëmijëve tanë një shfaqje që mendojmë që do t’i plotësojë nevojat dhe kërkesat e tyre. Dhe unë besoj që vazhdojmë me këtë ritëm, dhe vitin e ardhshëm mundësisht, me mundësitë tona maksimale do të mundohemi që të kemi 2 shfaqje për fëmijë”, tha Hasim Memishi Sopi, drejtor i Teatrit të Tetovës.

Marketing
Marketing