Sonte përballja Poloni-Maqedoni

Përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut sonte do të luajë një finale të vërtetë në “Varshavë” përballë Polonisë vendase, pasi çdo rezultat tjetër përveç fitores ose barazimit do të minimizonte totalisht shanset e verdhekuqve për të tentuar një vend në Kampionatin Evropian të 2020-tës. Dy fitoret radhazi ndaj Letonisë dhe Sllovenisë kanë bërë që te përfaqësuesja e vendit të injektohet një dozë e lartë vetbesimi, teksa shpresat janë të mëdha për rezultat pozitiv edhe sonte.

Marketing

“Përfaqësuesja e futbollit të Maqedonisë së Veriut sonte këtu stadiumin “Norodovy” të Varshavës, do të mundohet të shënojë rezultat sa më pozitiv ndaj Polonisë, për të mbajtur gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në Kampionatin Evropian të vitit 2020-të”.

Ivan Triçkovski mbetet jashta kombinimit për shkak të lëndimit të kofshës së pasme, ndërsa në dyshim për të luajtur është edhe Arijan Ademi. Për dallim nga përfaqësuesja e vendit, Polonia në dy takimet e fundit nuk ka dalë me pikë të plota, pasi ka barazuar pa gola me Austrinë, ndërsa së fundmi ka mposhtur Letoninë në transfertë me rezultatin 3:0. Përballja ndërmjet Polonisë dhe Maqedonisë së Veriut luhet sonte në stadiumin “Norodovy” të Varshavës me fillim në orën 20:45.

Marketing