“Sopoti”, Qeveria neglizhon kërkesën për dëmshpërblim

Qeveria vazhdon të neglizhojë kërkesën e Avokatit të Shtetit për marrëveshje dëmshpërblimi me ish të dënuarit në rastin e Sopotit. Që nga muaji dhjetor kur mbrojtja juridike shtetërore ka kërkuar nga Qeveria marrëveshje, organi ekzekutiv akoma është duke shqyrtuar kërkesën. Deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Dëmshpërblimi për Sopotasit, sipas ekspertëve duhet përfshij edhe familjarët e ish të dënuarve. Juristi Zvonko Davidoviq vlerëson se nuk janë vetëm ish të dënuarit ata që kanë përjetuar dëm material dhe shpirtror.

Marketing

Ligji për obligacione nuk bën dallim mes atyre që kanë qenë të dënuar por rekomandon që secilit që i është bërë dëm, duhet t’i jepet dëmshpërblimi. Familjet në këtë rast kanë përjetuar po aq dëm sa ish të dënuarit dhe mendoj se ata gjithashtu kanë të drejtë për dëmshpërblim- deklaroi Zvonko Davidoviq, Jurist

Shuma prej 5.500 denarëve për një ditë të vuajtur në burg, sipas Davidoviq është nënçmuese.

Askush, madje as Gjykata Supreme nuk mund ta vlerësoj sa kushton një ditë e jetës suaj. Nëse unë i kam pritur 5 vite, ata njerëz nuk i kanë pritur por kanë qenë në burg, nuk kanë qenë pran familjeve, kur janë dënuar kanë pasur fëmijë të vegjël ndërsa ata tani janë rritur, kanë humbur kohë nga jeta e tyre dhe nuk e kanë jetuar atë jetë. Pra askush nuk mund ta konstatojë sa kushton jeta juaj- theksoi Zvonko Davidoviq.

Pas lirimit nga akuza, Sopotasit kërkuan nga ministria e Drejtësisë marrëveshje për dëmshpërblim. Ky dekaster nuk pranoi të bëj marrëveshje nën arsyetimin se nuk ka bazë ligjore dhe referoi që Sopotasit të padisin shtetin. Pas padisë së Sopotasve ndaj shtetit, Avokati i Shtetit rekomandoi marrëveshje mes tyre dhe Qeverisë me qëllim që të shmangen procedurat gjyqësore. Edhe pse para fillimit të seancës kërkesa e tyre ishte dërguar në Qeveri, procesi gjyqësor filloi, Qeveria akoma nuk ka kthyer përgjigje nëse pranon marrëveshje me ish të dënuarit për rastin Sopoti apo çështja do të zgjidhet në rrugë gjyqësore. Përveç kësaj, dëmshpërblimi nuk do të vlejë për personat të cilat ishin të dënuar por nuk jetojnë më, si rasti i Samet Limanit. Për dallim nga dëmshpërblimi i paraparë për Sopotasit, biznesmeni Fiat Canovski për rastin Kosmos kërkon dëmshpërblim material dhe shpirtëror edhe më vlerë mbi 40 milion euro. ALSAT-M

Marketing