Sot arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe dje ka deklaruar se të premten përmes sistemit Kovaks do të arrijnë 100 mijë vaksina “Pfizer”, ndërsa të dielën dy aeroplanë me nga 250 mijë vaksina kineze do të arrijnë në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Marketing

“Vaksinat kineze do të arrijnë të dielën me dy aeroplanë me nga 250 mijë doza, tashmë është bërë një plan. Besoj se ato do të vihen në përdorim të hënën ose të martën.100,000 vaksina “Pfizer” do të arrijnë përmes sistemit Kovaks,” bëri të ditur Filipçe. /SHENJA/