Tre të vdekur në aksidentin në Shqipëri, në mesin e tyre një fëmijë

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 08:23 në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Kripa.”

Marketing

Një mjet tip “Audi” është përplasur me një mjeti tip “Toyota ”.

Si pasojë e aksidentit humbën jetën 3 persona, dy të rritur dhe një fëmijë i mitur.

Paraprakisht dyshohet se të tre personat i përkasin të njëjtës familje.

Të plagosur kanë mbetur edhe dy shtetasit që udhëtonin në mjetin “Audi”, shoferi dhe pasagjeri,të cilët po transportohen në spital, për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të aksidentit, identifikimin e viktimave dhe të personave të plagosur.

 

Marketing