Për shkak të festës fetare Dita e Shpirtrave gjatë ditës së sotme, si dhe në ditëve të fundjavës (22 dhe 23.02), në periudhën nga ora 06.00 e deri në orën 16.00 në varrezat e Butelit,Kamnik dhe Gjorçe Petrov, pritet rritja e intensitetit të trafikut, ndërsa nga ana e policisë së trafikut do të ndërmerren masa të veçanta për lëvizjes të sigurt dhe të papenguar të qarkullimit.
Në këtë rast. Ministria e Punëve të Brendshme i informon qytetarët se trafiku do të zhvillohet në një drejtim (qarkullues), gjegjësisht të gjitha automjetet do të drejtohen përmes rrugës “Aleksandar Urdarevski”, në vazhdim nëpër rrugën lokale për në fshatin Mirkovc deri në hyrje të varrezave, pastaj në rrugën “Boca Ivanova” dhe për dalje nga rruga “Boca Ivanova” në drejtim të rrugës “Aleksandar Urdarevski”.
Sipas nevojës, trafiku do të ridrejtohet edhe në varrezat Gjorçe Petrov përmes rrugës “Cërnogorska”, ndërsa në varrezat “Kamnik” nëpër rrugët “Juzhnomoravski brogadi” dhe “Roman Kaskalieviq”.