Sot dita D, ndryshime kushtetuese apo zgjedhje të parakohshme

Kuvendi i Maqedonisë sot do ta vazhdojë seancën në të cilën deputetët debatojnë për përcaktimin e nevojës prej propozimit të Qeverisë për ndryshime kushtetuese për implementimin e Marrëveshjes së Prespës midis Maqedonisë dhe Greqisë.

Marketing

Zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani ka deklaruar se sot është dita D ku do të dihet nëse vendi shkon në zgjedhje ose hapen ndryshimet kushtetuese.

VMRO-DPMNE ka tërhequr deputetët e saj nga procedura parlamentare për votimin e nevojës për ndryshime kushtetuese dhe kanë njoftuar se nuk do t’i mbështesin amendamentet kushtetuese që burojnë nga Marrëveshja e Prespës, të cilën opozita maqedonase e ka shpallur tanimë edhe të vdekur.

Megjithatë, LSDM vazhdon të shpresojë se ka ende hapësirë që kolegët e tyre nga opozita të ndryshojnë mendje dhe të mos e ndjekin liderin e tyre, Hristian Mickovski.

Marketing