Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti do të intervistohet edhe sot nga Gjykata Speciale.
Mësohet se intervistimi i tij do të vazhdojë në orën 09:30 në objektin e EULEX-it në Prishtinë.
Ai u ftua për intervistim në cilësinë e dëshmitarit në korrik të këtij viti, lajm që e dha vet ai.
Ahmeti pohoi se sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive janë synim dhe detyrimi i tij i përhershëm.