Sot, dita e fundit për pagesën e faturave të ujit pa interes

N.P. Ujësjellës dhe Kanalizim-Shkup kumtoi se aksioni për pagesën e borxheve për ujë pa llogaritjen e interesit për pagesë të vonuar përfundon sot.

Marketing

“Aksioni për shlyerjen e borxheve me këste pa interes për personat fizikë dhe juridikë ka një afat të caktuar, duke filluar nga data 20.06.2024 dhe përfundon më 31.07.2024. Ftojmë të gjithë përdoruesit që kanë borxh të papaguar gjatë kësaj periudhe të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve të shlyerjes së borxhit në maksimum 48 këste për personat fizik dhe 24 këste për personat juridikë, në varësi të shumës së borxhit, pa llogaritjen e interesit për pagesën e vonuar”, citojnë nga Ndërmarrja Publike.

Vendimi për zbatimin e veprimit për shlyerjen e borxheve të pashlyera pa llogaritjen e interesit, theksohet se nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet e tjera shtetërore të krijuara në përputhje me Kushtetutën dhe me ligj dhe institucionet që kryejnë veprimtari nga interesi publik.

Për çdo informacion shtesë në lidhje me shërbimet e NP Ujësjellës dhe Kanalizim – Shkup, banorët e Shkupit mund të paraqiten në Qendrën Informative Kujdestare; 02 3240 300 dhe në ueb faqen dhe Fejsbuk të Ndërmarrjes Publike.