Sot duhej të ishte ditë feste, pasi shënohet 28 nëntori, festa e flamurit.Por festa e Pavarësisë nuk e gjen Shqipërinë në një moment aspak të mirë, pasi tërmeti i para dy ditëve shkaktoi një tragjedi duke u marrë jetën të paktën 35 personave, shumë të tjerë janë të plagosur në spitale, ndërsa fati i shumë të tjerëve ende nuk dihet nën rrënoja.Qeveria e shpalli 27 nëntorin ditë zi kombëtare, ndërsa ka anuluar të gjitha aktivitetet për festat e Nëntori. Kryeministri Edi Rama shkrun se Dita e Flamurit Kuqezi hyri në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit
“Hyri Dita e Flamurit Kuqezi në errësirën që na rrethon përkohësisht, përpara daljes së diellit. Zoti e bekoftë Shqipërinë dhe shqiptarët kudoqofshin pa asnjë dallim”, shkruan Rama.28 Nëntori, Dita e Pavarësisë është e veçantë për shqiptarët sepse në këtë datë në dy vite të ndryshme kanë ndodhur dy ngjarje historike në historinë e Shqipërisë. Më 28 nëntor 1443, heroi ynë kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu çliroi Krujën nga pushtimi osman dhe ngriti flamurin kombëtar mbi kalanë e saj. Ndërsa më 28 nëntor 1912, i quajtur gjithashtu si Nëntori i dytë, u shpall Pavarësia e Shqipërisë nga Ismail Qemaili i cili ngriti flamurin në Vlorë.