Sot ditë zie në Kosovë, pas aksidentit tragjik në Kroaci

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, në mbështetje të Kushtetutës, ka marrë vendim që dita e hënë, 26 korrik 2021, të shpallet ditë zie, shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës që humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku në Kroaci.

Marketing

Shkaku i kësaj ngjarje tragjike, Osmani e ka ndërprerë vizitën në Japoni dhe sot do të udhëtojë për në Kosovë, thuhet në komunikatën për media.

Ndryshe, 10 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë lënduar të dielën në një aksident të një autobusi i cili po vinte nga Gjermania në Kosovë.

Nga dhjetë te vdekurit, deri me tani janë identifikuar 7 persona, katër prej tyre janë nga Komuna e Gjakovës, dy nga Rahoveci dhe një nga Podujeva.