Sot do të shpallet laureati i Çmimit Nobel për paqe – A kanë gjasa Zaev dhe Cipras!

Në Oslo sot do të shpallet laureati për çmimin Nobel për paqe. Është bërë e ditur vetëm se janë propozuar 331 persona dhe organizata. Lista me të nominuarit është e fshehtë.

Marketing

Laureatin e zgjodhi Komiteti pesë-anëtarësh i Nobelit.

Për herë të parë çmimi Nobel për paqe i është ndarë në vitin 1901 Zhan-Anri Djunanit, Zvicër dhe Frederik Pasit, Francë.

Çmimi Nobel nuk është ndarë gjatë Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, si dhe në vitet 1955, 1956, 1966, 1967 dhe 1972.

Ndryshe ditë më parë një media suedeze publikoi se gjasa për ta fituar Çmimin e sivjetmë kanë kryeministri i Maqedonisë Zaev dhe ai i Greqisë Cipras, për marrëveshjen e arritur rreth emrit.

Marketing