Sot do të vendoset e ardhmja e Modricit

Sot do të mbahet takimi mes Luka Modricit dhe presidentit të Real Madridit, Florentino Perez. Modrici pritet të kërkojë nga presidenti që ta respektojë dëshirën e tij për t’u larguar nga klubi madrilen për një çmim të caktuar, shkruan calciomercato.

Marketing

E ardhmja e mesfushorit kroat do të vendoset sot. Interi po shpreson se Modricit do t’i jepet leja për t’u larguar nga klubi në këtë takim, ndërsa Real Madridi shpreson që do ta bindë 32-vjecarin të mos largohet, transmeton Gazeta Express.

Interi ka arritur një marrëveshje për kontratë me kroatin dhe tani vetëm është duke pritur për konfirmimin e Real Madridit. Pasi të marrin këtë konfirmim, Zikaltrit do t’i bëjnë ofertë zyrtare klubit madrilen për transferimin e Modricit.

Megjithatë, edhe trajneri Julen Lopetegui edhe presidenti Florentino Perez e kanë bërë të ditur se nuk do ta lejojnë largimin e mesfushorit nga Real Madridi.