Sot formohet qeveria teknike

Në kuvendin republikan sot pritet të zgjidhet qeveria teknike. VMRO -DPME-ja dje tërheqi Dragan Kovaçkin dhe doli me kandidat të ri për për ministër teknik të Punëve të Brendshme .Bëhet fjalë për Naqe Çulev, I punësuar në në Agjencinë për Zbulim, propozim ky i pranueshëm për LDM-në dhe BDI-në.

Marketing

‘Me këtë propozim të VMRO-DPMNE-së nuk shkelet Kushtetuta, pasi nuk bëhet fjalë për person ushtarak dhe të uniformuar dhe nuk është nën hetim. Me këtë plotësohen kushtet që propozimi të shkojë në votim në Kuvend, bashkë me Qeverinë teknike, e cila duhet t’i realizojë zgjedhjet e 12 prillit”, thonë nga LSDM.

‘ Bëhet fjalë për njeri, profesionist. Pres konsultime me z. Zaev i cili së shpejti duhet të kthehet në vend. Të bisedojmë edhe një herë. Të konsultohemi me z. Ahmetin, siç parashohin ligjet pozitive, dhe më pas do ta mësojë edhe opinioni.”,- deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski.

Por, LSDM ritheksuan qëndrimin se propozimi i parë i VMRO-së ishte në kundërshtim me Kushtetutën.

“Ftojmë Hristijan Mickovskin që të marrë përgjegjësi dhe të le të propozojë kandidat për ministër teknik për punë të brendshme në harmoni me kushtetutën dhe që nesër të formojmë qeverinë teknike. Më 12 prill, VMRO-DPMNE e pareformuar dhe Hristijan Mickovskin, i pret edhe një humbje e bindshme.”,- tha zëdhënësi i LSDM-së, Kostadin Kostadinov.

Pas tejkalimit të dallimeve rreth ministrit të brendshëm, Qeveria teknike, me kryeministër, Oliver Spasovskin, duhet të votohet sonte para mesnatës. Paraprakisht kryeministri, Zoran Zaev, duhet të nënshkruajë dorëheqjen dhe t’ia dorëzojë Kuvendit, që të konstatohet shkarkimi i qeverisë politike dhe të zgjidhet qeveria kalimtare për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve të dakorduara për më 12 prill.