Sot gjyqi do të “dridhet” me 5 seanca të reja

Në Gjykatën Penale për sot janë caktuar seanca të reja për lëndët e Prokurorisë Speciale Publike “Tenderët”, “Tortura”, “TNT”, “Tarifa” dhe “Trajektorja”.

Marketing

Rasti “Tenderët” ku i akuzuar i parë është ish ministrja e Kulturës Elizabeta Kançeska- Milevska për tenderin e punëve ndërtimore në Muzeun e Luftës maqedonase për shtetësi dhe pavarësi të projektit “Shkupi 2014” gjendet në procedurë të provave.

Sipas aktakuzës, një pjesë e punëve ndërtimore në Muzeun janë kryer në interes të personit juridik “Beton” nga Shtipi. Para së të publikohet konkurs për ndarjen e procedurës për furnizim publik dhe para se të zbatohet procedurë, në kundërshtim me Ligjin për furnizime publike, Kançeska- Milevska përmes bisedave me drejtorin gjeneral të “Betonit” nga Shtipi ka imponuar të vazhdohet më punimet në Muzeun pas kontratës paraprake për furnizim publik.

Seancë e re sot do të mbahet edhe për lëndën “Tortura” ku të akuzuar janë ish drejtori i DSK-së Sasho Mijallkov, ish njeriu i parë i “Alfave” Ivica Antevski- Puki dhe pesë pjesëtarë të njësitit.

Prokuroria i ndjek për aktivitet jonjerëzor për privimin nga liria të ish ministrit të Brendshëm Lube Boshkovski më 6 qershor 2011, një ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në Gjykatën Penale sot është paralajmëruar seancë e re për lëndën “TNT” e cila gjendet në procedurë provash. Mes të akuzuarve për rastin janë edhe ish kryeministri Nikolla Gruevski i cili është në arrati në Hungari, ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski i cili është në paraburgim në burgun e Shkupit dhe ish kryetari i Gazi Babës Toni Trajkovski.

Seancë e re është caktuar sot edhe për rastin “Trarifa” ku të akuzuar janë ish drejtori i ELEMI-it Dejan Boshkovski dhe dy persona tjerë.

Ndërkohë, në bankën e të akuzuarve sot duhet të ulen edhe ish ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakieski, ish zëvendës kryeministri Vlladimir Peshevski dhe ish drejtori i NP “Rrugë shtetërore” Lupço Georgievski për lëndën “Trajektorja”.

Marketing