Sot hapet autostrada Prishtinë – Shkup

Sot do të mbahet ceremonia e përurimit të autostradës “Arbën Xhaferi”, që lidh Kosovën me Maqedoninë e Veriut.
Ceremonia e përurimit mbahet në Han të Elezit dhe është segmenti prej 20 kilometrash i fundit autostradës.

Marketing

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli do të jenë të pranishëm në ceremoni.

“Në orën 12:00, presidenti Thaçi merr pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’”, thuhet në njoftimin e Presidencës.
Në Han të Elezit ka plan që të shkojë edhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Kryeparlamentari Kadri Veseli merr pjesë në ceremoninë e hapjes së segmentit R6 të autostradës ‘Arbën Xhaferi’”, shkruan zyra e Kryeparlmanetarit.
Hapja e Autostradës Prishtinë-Shkup po bëhet me pesë muaj vonesë. Ajo ka pasur plan që të hapet më 31 dhjetor të vitit 2018.

Autostrada po lëshohet në qarkullim, ndërsa Kosova do të paguaj ekstra Bechtel & Enka-s 54 milionë euro për shkak të vonesave të pagesave gjatë këtyre viteve kur po ndërtohej autostrada.

Marketing