Sot hidhet shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve

Sot, në Nyon të Zvicrës, në orën 12:00 do të hidhet shorteu për raundin e 1/16 të Champions League.

Marketing

Tani është ajo fazë e këtij kompeticioni se ekipe të dobëta në letër nuk ka, por duhet treguar kujdes pasi janë sfida me përballje direkte.

Si funksionon shorti? Shorti i fazës së 1/16 të Champions League do të ketë në përballje ekipet e cila dolën të parat në grup me ato që u pozicionuan të dytat.

Pra do të jenë dy vazo, një me ekipet e vëndeve të para të grupeve dhe një me ato të vendeve të dyta.

Nuk do të lejohen të ndeshen dy ekipe nga i njëjti shtet apo nga i njëjti grup.

Ndeshjet e para të 1/16 do të zhvillohen më 14-15 shkurt dhe 21-22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7-8 dhe 14-15 mars.

Vazo e 1 me fituesët e grupeve: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real madrid, Tottenham.

Vazo e 2 me ekipet e vëndeve të dyta të grupeve: Milan, Dortmund, Clube Bruge, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, PSG.