Sot japin dorëheqje Talat Xhaferri dhe Dimitar Kovaçevski nga postet e tyre

Kryeministri dhe kryetari i Kuvendit gjatë ditës së sotme do të dorëzojnë dorëheqjet e tyre, të cilat duhet të konfirmohen në seancën e së premtes.

Marketing

Menjëherë pas kësaj do të njoftohet presidenti Pendarovski, i cili të premten, pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, do t’ia caktojë mandatin kryeministrit teknik. VMRO-DPMNE opozitare ka përcaktuar mbrëmë kandidatët për ministra dhe zv.ministra në qeverinë teknike.

Komiteti ekzekutiv i partisë propozon që në Ministrinë e Punëve të Brendshme të ulet Pançe Toshkovski – avokat dhe kryetar i komisionit juridik të VMRO DPMNE-së, ndërsa Gjoko Velkovski, ish-sekretar i përgjithshëm i Qytetit të Shkupit të ulet në Ministrinë për Punë dhe Politike Sociale. Për zëvendësministrat, VMRO-DPMNE opozitare propozon Stefan Andonovskin në MIOA, Elena Petrovën në financë dhe Cvetan Tripunovskin në bujqësi. Deputetët e VMRO-DPMNE-së do të marrin pjesë në seancë, por do të abstenojnë nga votimi për qeverinë teknike në seancën e Kuvendit të së dielës.