Sot konstatohen dorëheqjet e Kovaçevskit dhe Xhaferit

Kuvendi sot do ta mbajë mbledhjen e 139-të në të cilën pritet të konstatohen dorëheqjet e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe të kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi, si dhe të zgjidhet kryetari i ri i shtëpisë ligjvënëse, Jovan Mitreski, koordinator aktual i grupit parlamentar të LSDM-së.

Marketing

Kovaçevski dhe Xhaferi, i cili do të jetë mandatar i qeverisë teknike, dorëheqjet i dhanë dje me çka nisi procedura për zgjedhjen e qeverisë teknike më 28 janar, njëqind ditë para zgjedhjeve parlamentare më 8 maj.

Në bazë të Rregullores, për kryetar të Kuvendit është zgjedhur kandidati i cili ka fituar shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve. Pas zgjedhjes dhe betimit solemn, Xhaferi do t’ia dorëzojë funksionin Mitreskit.

Në ndërkohë partitë politike do ta njoftojnë presidentin e shtetit Stevo Pendarovski se në Kuvend kanë shumicë, pas çka ai në orët e pasdites do t’ia ndajë mandatin për formimin e qeverisë teknike Talat Xhaferit. Mandatari teknik të shtunën do të dorëzojë program dhe përbërje të Qeverisë në Kuvend.

Përbërja e Qeverisë teknike tashmë dihet pasi partitë politike i publikuan propozimet për ministra dhe zëvendësministra shtesë.

Ndryshe, Qeveria teknike sipas paralajmërimeve të Talat Xhaferit pritet të votohet ditën e diel.

Marketing