Finalja e Superkupës së Francës do të luhet sot, ndërmjet Paris Saint Germain dhe Rennes.
Paris Saint Germain dhe Rennes do të kontestojnë Superkupën e Francës, në ndeshjen që do të luhet me fillim nga ora 13:30
PSG, si kampionët në fuqi të Ligue 1, do të synojnë që të nisin edicionin e ri me një trofe.
Rennes në anën tjetër, ashtu siç bëri në garat e Kupës në edicionin e kaluar, do të synojë që edhe në këtë finale të befasojnë parisienët.
Kjo finale do të luhet në ‘Shenzhen Universiade Sports Centre’, me Benoit Basiten që do të ndajë drejtësinë e takimit.