Sot mbahet stërvitja ndërkombëtare “Swift Response 22” në Krivollak, të ftuar special nga shumë shtete

Sot në Poligonin e Ushtrisë “Krivollak” do të realizohet Dita për të ftuarit e lartë, me rastin e stërvistjes ndërkombëtare “Swift Response 22”, ku do të prezantohen operacionet e uljes ajrore të ndjekura nga hedhje me parashutë dhe aktivitete helikopterike dhe tokësore të pjesëtarëve të ushtrive nga Maqedonia e Veriut, SHBA, Britania e Madhe, Franca, Italia, Mali i Zi, Greqia dhe Shqipëria.

Marketing

Në ditën e mysafirëve të lartë, siç njofton Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë, do të marrin pjesë, ndër të tjera, shefi i shtetit dhe komandanti suprem i ushtrisë, Stevo Pendarovski, kryeparlamentari Talat Xhaferi, ministrja e mbrojtjes Slavjanka Petrovska, shefi i shtabit gjeneral Vasko Gjurgjinovski, deputetë, ambasadorë të Shteteve të Bashkuara, Britanisë së Madhe, Italisë, Francës, Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Poashtu pjesëmarrës do të jenë dhe një numër i madh i kombandatave dhe majorëve si: Zëvendës Komandanti i Ushtrisë Amerikane për Evropë dhe Afrikë, Gjeneral Major Peter Andrusyak, gjeneralë të AMV-së, Ushtarakë të lartë dhe Përfaqësuesit Civilë të Forcave të Armatosura dhe Ministrive të Mbrojtjes të vendeve pjesëmarrëse në stërvitje dhe Atashetë e NATO-s dhe Mbrojtjes të akredituar në vend.

“Fast Response 22” është deri tani stërvitja më e madhe ndëkombëtare në vend në llojin e saj dhe e vetmja që nga pavarësia e vendit në të cilën do të realizohen ulje ajrore në këto përmasa.

Stërvitja do të jetë e një rëndësie të veçantë për Ushtrinë e Maqedonisë në aspektin e ndarjes së njohurive, aftësive dhe rritjes së ndërveprimit për të vepruar së bashku me Forcat e Armatosura Aleate në kryerjen e këtij lloj operacioni, si dhe demonstrimi i aftësive të Ushtrisë së Maqedonisë në Krivollak.