Sot mbaron afati kohor për regjistrimin e tatimit në DAP

Sot mbaron afati kohor për regjistrimin e tatimit në sistemin elektronik të Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Zyrat rajonale të DAP-it do të punojnë edhe sot deri në orën 16:30.

Marketing

Deri ditën e premte, mbi 620 mijë tatimpagues përmbushën detyrimin ligjor dhe janë regjistruar në sistemin elektronik të DAP-it. Rregullat e reja të DAP-it parashikojnë ata persona fizikë që kanë fituar të ardhura gjatë vitit, do të duhet t’i regjistrojnë në mënyrë elektronike në DAP, në sistemin e ri të taksës E-personal deri në fund të vitit. Vetëm pensionistët që marrin një pension, janë të liruar nga ky detyrim. Të gjithë duhet të kenë adresat elektronike, të cilët sapo të regjistrohen, do të marrin një kërkesë që ata duhet ta dorëzojnë në zyrat e Drejtorisë, e cila pastaj do t’i konfirmojë të dhënat.

Marketing