Sot mblidhet kryesia e PS, vendoset për kandidatin për kryebashkiak të Shkodrës

Mblidhet sot kryesia e Partisë Socialiste, e cila do të ketë në fokus zgjidhjen e ngerçit të krijuar për bashkinë Shkodër pas dorëheqjes së kryebashkiakut Valdrin Pjetri. Mësohet se janë katër emra që përfliten për të zëvendësuar Pjetrin, por që ende nuk janë zyrtarë. Do të jetë kryesia e PS që do të vendosë mes këtyre kandidatëve. Valdrin Pjetri u tërhoq nga marrja e detyrës së kryebashkiakut pas publikimit të dokumenteve kur rezultonte se kishte qenë vitë më parë i dënuar në Itali për shpërndarje narkotikësh. Këtë fakt, Pjetri nuk e kishte paraqitur në formularin e vetëdeklarimit, çka solli vendimin e dorëheqjes. /web.rtsh

Marketing