Sot mblidhet KSI, shqyrtohet gjendja me Covid-19

Komisioni për Sëmundje Infektive sot do të mbajë takim në të cilin, siç paralajmëroi ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe, do të dëgjohen propozimet dhe shqyrtimet pas analizave të fundit për gjendjen me Kovid-19 në shtet.

Marketing

“Gjendja epidemiologjike në vend po shënon rritje të rasteve të reja të diagnostikuara me Kovid-19 duke filluar në periudhën prej para dy javësh. Analizat tregojnë se përqindja e rasteve të reja të diagnostikuara të javës së kaluar në raport me atë paraprake është rritur për 25 për qind. Po rritet RO faktori i bartjes prej 1,05 në 1,14, që është indikator i qartë se tani do të ketë ndryshim të gjendjes relativisht stabile epidemiologjike që e patëm në periudhën e gjatë të kaluar kohore”, theksoi Filipçe.

Sipas tij, masa të reja kufizuese nuk nevojiten, mjafton të respektohen protokollet dhe të rritet përqindja e vaksinimit.

“Me anëtarët e Komisionit jemi në komunikim të vazhdueshëm edhe në periudhën derisa gjendja në mënyrë të konsiderueshme ishte e qetë. Përveç shkëmbim të informacioneve, ashtu edhe është vlerësuar edhe nevoja për takim zyrtar. Të premten do të ketë takim në përputhje me analizat e reja. Lidhur me masat, do t’i dëgjojmë propozimet dhe shqyrtimet. Konsideroj se duhet të vazhdohen masat parandaluese dhe të rritte përqindja e vaksinimit. Sot u dërguam letër të gjithë mjekëve të familjes t’i thërrasin pacientët e tyre të pavaksinuar”, tha Filipçe.

Një ndër kriteret kryesore për vendosjen e masave të reja do të jetë rreziku në kapacitetet spitalore që deri më tani nuk është evidentuar.

“Është kryesore shtrirja e vaksinimit. Kjo dhe respektimi i masave dhe protokolleve parandaluese, janë dalja nga kriza”, përsëriti Filipçe. Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 432 raste të reja me Kovid-19 nga 2.663 teste të bëra, janë shëruar 448 pacientë ndërsa kanë ndërruar jetë 13 persona, njofton Ministria e Shëndetësisë.