Sot mësohen dy çerekfinalistët e radhës të Euro 2020

Do të zhvillohen sot edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Kampionatit Evropian Euro 2020 të cilat premtojnë spektakël dhe janë të vlefshme për kalim në fazën çerekfinale të këtij kompeticioni.

Marketing

Me fillim nga ora 18:00, në stadiumin “Parken” të Kopenhagës zhvillohet sfida ndërmjet Kroacisë dhe Spanjës.

Kroatët nuk do të mund të mbështeten në shërbimet e Dajen Lovren për shkak të lëndimit dhe të Ivan Perisic i cili është i infektuar me Covid-19, derisa skuadra e Luis Enriques vjen me të njëjtën skuadër që nisi Evropianin.

Ndeshja tjetër e ditës së sotme është ajo ndërmjet Francës dhe Zvicrës e cila fillon nga ora 21:00 dhe zhvillohet në “Nacional Arena” të Busharestit.

Trajneri i Francës Didier Deschamp do të duhet të bëjë zgjidhje alternative pasi nuk do t’i ketë në dispozicion pesë lojtarë shumë të rëndësishëm për këtë sfidë si Dembele, Hernandez, Digne, Lemar dhe Thuram, kurse Zvicra nuk ka ndonjë lojtarë të lënduar dhe është me skuadër të plotë.