Osmani në takimin e ministrave të Grupit të Vishegradit dhe Ballkanit Perëndimor

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot në Poznan do të marrë pjesë në takimin vjetor të ministrave të Punëve të Jashtme nga vendet e Grupit të Vishegradit- V4 dhe vendet e Ballkanit Perëndimor- BP6, që organizohet në kuadër të kryesimit polak me Grupin e Vishegradit.

Marketing

Në takim pritet të hapet diskutim për ngjarjet e fundit të lidhura me procesin e zgjerimit të BE-së pas takimit të Këshillit të BE-së, bashkëpunimin rajonal dhe ngritjen e ekonomisë të rajonit pas pandemisë.

“Duke marrë parasysh rëndësinë e procesit eurointegrues, nga ana e Komisionit Evropian në këtë takim do të merr pjesë edhe Komisionari Evropian për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varheji, ndërsa do të jenë prezent edhe ministrat e Punëve të Jashtme të Sllovenisë dhe Kroacisë.