Sot në Bruksel diskutohet për vizat, nesër merret një vendim i rëndësishëm për kosovarët

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian sot do të diskutojë për liberalizimin e vizave për Kosovën, ndërsa nesër do të marrë vendim.

Marketing

Ministrja Dhurata Hoxha është optimiste se Kosova do të marrë lajm pozitiv, përderisa përfaqësuesit e opozitës dhe njohësit e procesit të integrimit janë pesimistë, sidomos për shkak të zhvillimeve të fundit në sistemin e drejtësisë pas dorëheqjes së prokurorit Elez Blakaj, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Komiteti për Liritë Civile, Drejtësi dhe Çështje të Brendshme (LIBE) i Parlamentit Evropian (PE) sot do të diskutojë për çështjen e vizave të Kosovës, ndërsa nesër anëtarët e këtij komiteti pritet të votojnë për këtë çështje.

Derisa në Parlamentin Evropian pritet të diskutohet për liberalizimin e vizave, ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ka bërë të ditur se do të udhëtojë për në Bruksel, ku, siç ka thënë ajo, do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të Bashkimit Evropian.

Ministrja Hoxha me këtë rast është shprehur optimiste se nesër Kosova do të marrë lajm pozitiv nga LIBE-ja.

Marketing