Sot, në ora 17:00, në pikë kalimin kufitar Vërmicë – Morinë, do të mbahet ceremonia e nënshkrimit të Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Këshillit të Ministrave të Shqipërisë.
Kjo Marrëveshje do të bëhet për ngritjen e pikave të përbashkëta të kalimit kufitar në mes të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë.
Nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje do të bëhet nga ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Kosovës, Ekrem Mustafa, dhe ministri i Brendshëm i Republikës së Shqipërisë, Sandër Lleshaj.